Kurti thotë se do t’i mbështesin qytetarët për konsum deri në 800 kWh pas shtrenjtimit të rrymës

Kurti thotë se do t’i mbështesin qytetarët për konsum deri në 800 kWh pas shtrenjtimit të rrymës

Në takimin me kryetarët e Komunave, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se pas shtrenjtimit të fundit të rrymës, do të subvencionojnë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kWh në muaj, ndërsa grupet e cenueshme do të kenë trajtim të veçantë.

Tutje, i pari i qeverisë pohoi se ka pasur rezultate të menjëhershme të masave të cilat qeveria i ka aplikuar gjatë këtij dimri.

“Mbështetja për qytetarët do të vazhdojë edhe pas vendimit të fundit të ZRrE-së ku ndër të tjera do të subvencionojmë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kilovatë në muaj, kurse grupet e cenueshme siç janë familjet me asistencë sociale do të kenë trajtim të veçantë”.

“Me rreth 9 milionë euro kemi rinovuar e bërë efiçiente 70 ndërtesa publike. Shkolla, çerdhe të fëmijëve, qendra shëndetësore e stacione të zjarrfikëseve, duke e rritur kështu komforin e duke e ulur konsumin e energjisë. Gjatë dimrit që tashmë po e lëmë pas, kemi parë rezultate të menjëhershme të këtyre masave të cilat i kemi ndërmarrë si qeveri, falë mbështetjes së bashkëpunimit me Bashkimin Evropian këto masa të dëshmuara po e shumëfishojnë e ashtu edhe përfitimet për qytetarët e për bizneset e vendit tonë”, ka shtuar kryeministri.

Related Articles