Kurti uron 28 nëntorin: Duhet të vijë një “nëntor i tretë”

Kurti uron 28 nëntorin: Duhet të vijë një “nëntor i tretë”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shqiptarët për 28 nëntor, duke theksuar edhe historikun e kësaj ngjarje, raporton Gazeta Enigma.

Kurti ka shkruar se nuk dihet të ketë një tjetër komb në botë që fati i tij të jetë ndërthurur kaq pazgjidhshmërisht me një datë të caktuar ashtu siç gërshetohet data 28 Nëntor me fatin e kombit tonë.

Në një postim në Facebook ku ka shkruar për ngjarjet që shqiptarët i shënojnë më 28 nëntor, ka thënë, “sytë i kemi kah një Nëntor i Tretë, që duhet të vijë nëpërmjet përpjekjeve tona, punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm”.

“Natyrisht, si komb evropian, sytë i kemi të kthyer kah e ardhmja, kah një Nëntor i Tretë, që duhet të vijë nëpërmjet përpjekjeve tona, punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm. Ky Nëntor i Tretë, edhe nëse nuk do të bjerë në këtë ditë, edhe nëse nuk do të jetë muaj i nëntorit, ne mund ta pagëzojmë që sot si 28 Nëntori ynë i Tretë. Atëherë amaneti i të gjithë atdhetarëve shqiptarë, të gjallë e të vdekur, do të përmbushet. Urojmë që kjo ditë të vijë sa më shpejt!”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi i plotë:

Related Articles