Kurti, uron Amerikën për Ditën e Pavarësisë: Aleatë të pazëvendësueshëm

Kurti, uron Amerikën për Ditën e Pavarësisë: Aleatë të pazëvendësueshëm

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” potencoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm të Kosovës.

“Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona”, ka shkruar Kurti.

Ai shtoi sebesimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Postimi i plotë i Kurtit:

Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

Gëzuar 4 Korrikun!

Related Articles