Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se në vitin e ardhshëm qeveria e tij “do të vërë binarët e shtetit ligjor aty ku do të duhej të ishte vendosur shumë moti”.
Në adresimin e tij për fundvit, Kurti u lavdërua për punën e tij më 2021 e në fund u shpreh për zotimin e tij për vitin e ardhshëm.
Ka thënë se Kosova meriton më mirë dhe për këtë është zotuar se do të jetë udhërrëfyes i qeverisjes për vitin e ardhshëm./Gazeta “Enigma”/