Kurti vitin e parë të qeverisjes e konsideron si vit të kthesës drejt zhvillimit

Kurti vitin e parë të qeverisjes e konsideron si vit të kthesës drejt zhvillimit

Në mbledhjen e parë në fillimin e dytë të qeverisjes së tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, e cilësoi si një vit të suksesshëm për vendin, raporton Gazeta “Enigma”.

365 ditët e para të qeverisjes, ai i ka cilësuar si ditë të vitit të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve.

“Përafërsisht në këtë orë, para një viti më 22 mars 2021, ne morëm detyrën e re. Qytetarët në vitin e kaluar, votuan për riorientimin demokratik dhe evropian të shoqërisë sonë. Votuan për luftën ndaj korrupsionit institucional dhe financiar; për kthimin e virtyteve në institucione që shpërndajnë barazi e drejtësi; votuan për kthimin e aftësisë në borde që administrojnë burimet ekonomike dhe njerëzore”, tha Kurti.

“Vota e qytetarëve të republikës aneambanë vendin tonë, u bë edhe votë në kuvendin e Republikës për qeverinë dhe këtë e kemi bërë ne në një vit të punës ku gjatë këtyre 365 ditëve kishim gjithsej 67 mbledhje të qeverisë, e ku morëm 581 vendime e sot i tejkalojmë 600 sosh. Proceduam 128 projektligje ku sot i kalojmë edhe 130 më shumë sesa çdo qeveri tjetër paraprake, në vitin e parë të saj”, tha ai.

Tutje Kurti tha se viti i parë i qeverisjes së tij është përshkruar me navigim në kriza botërore, duke përmendur pandeminë e COVID-19.

“Përgjatë një viti kemi aviguar nëpër kriza botërore, të cilat kanë testuar jo vetëm aftësinë tonë qeverisëse, por edhe qëndrueshmërinë tonë shoqërore”. / Gazeta Enigma.

Related Articles