Të mërkurën e 28 shkurtit për herë të parë në Shqipëri do të mbërrijë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai do të marrë pjesë në Samitin e Tiranës që do të organizohet në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.
Kreu i shtetit të Ukrainës pritet që të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e së martës për të marrë pjesë në këtë samit, ku do të jenë të pranishëm edhe liderët e vendeve të Evropës Juglindore.
Përfaqësuese e Kosovës do të jetë presidentja, Vjosa Osmani, e cila konfirmoi për Euronews Albania praninë e saj në Tiranë në dy ditët e samitit.
Ndërkohë nga Serbia i pranishëm do të jetë presidenti Aleksandër Vuçiq. Po ashtu i pranishëm në samit për Ukrainën do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan përmes një video-mesazhi.
Ndërsa dita e dytë e samitit më 29 do të ketë në fokus rajonin mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës ku prezent do të jenë të 6 liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe zyrtarët nga Brukseli.
Kujtojmë se në këtë takim do të jetë prezentë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.