Kushtetuesja del me vendim: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve

Kushtetuesja del me vendim: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me kërkesat e parashtruara nga Memli Krasniqi dhe 12 deputetë të tjerë të PDK-së, dhe Hykmete Bajrami dhe 10 deputetë të tjerë të LDK-së të Kuvendit të Kosovës në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025”.

Në pikën VI të këtij vendimi, urdhërohen deputetët që të zgjedhin kryetarin ose kryetaren e Kuvendit 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi.

“VI. TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles