Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën konstituive nga ora 11:00, raporton Gazeta Enigma.
Kjo do të jetë hera e 22-të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, mirëpo nuk pritet ndonjë zhvillim pozitiv.
Kjo pasi partitë nuk kanë lëvizuar nga qëndrimet e tyre.
Madje kreu i ekzekutivit aktual, Albin Kurti akuzoi sot partitë opozitare se qëllimshëm po e bllokojnë procesin.