Me 70 vota për, 1 kundër, e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës pas shumë polemikash ka emëruar Komisionin e ri për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, raporton Gazeta “Enigma”.
Kryetari i Komisionit u emërua Albert Zogaj, kurse Drita Rexha zëvendës anëtare.
Anëtarët e tjerë janë: Valbona Disha- Haxhosaj anëtare e komisionit, Afrim Shala zëvendës anëtar, Zenel Leku anëtar, Halile Reka anëtare, Hajriz Hoti anëtar, Nenad Laziq zëvendës anëtar.
Pas këtij votimi Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci njoftoi se deputetët do të shkojnë në pauzë deri në orën 16:00/Gazeta Enigma.