Kuvendi mblidhet sot, shqyrton Projekt-Rezolutën për katër vjet qeverisje

Kuvendi mblidhet sot, shqyrton Projekt-Rezolutën për katër vjet qeverisje

Kuvendi i Kosovës të hënën duke nisur nga ora 10:00 do të mbajë seancë plenare, ku do të shqyrtohet Projekt-Rezoluta për katër vjet qeverisje, raporton Gazeta Enigma.

Mbajtja e kësaj seance vjen me kërkesë të AAK-së.

Kuvendi do të mbajë edhe dy seanca plenare më 5 dhjetor, ku synohet të miratohen projektligjet që janë në shqyrtim.

Gjatë javës pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. / Gazeta Enigma.

Related Articles