Kuvendi ratifikon tri marrëveshjen ndërkombëtare

Kuvendi ratifikon tri marrëveshjen ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, një marrëveshje e financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Kundër kësaj marrëveshje ka votuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

“81 për, 9 kundër, 0 abstenime. Marrëveshja kalon”, ka njoftuar kryeparlamentari Konjufca pas hedhjes në votim.

92 deputetë ishin të pranishëm për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Përpos kësaj janë miratuar edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për ratifikimin e kredisë për projektin efiçenca energjike për ndërtesat publike në Prishtinë dhe Prizren.

“Votimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për projektin korniza e qyteteve të gjelbra, dritarja 2, efiçienca e energjike e ndërtesave publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim”, tha Konjufca.

Për këtë marrëveshje, 88 deputetë votuan për, derisa nuk pati asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër. / Gazeta Enigma/

Related Articles