Një 52 vjeçar nga Gjilani është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se këqpërdori rreth 21 mijë euro duke i pranuar në llogarinë e tij nga një grua.
Sipas Sinjalit behet fjalë për Bekim Korça, i cili dyshohet se përvetësoi rreth 21 mijë euro, të cilat i kishte pranuar më autorizim të të dëmtuarës.
Për rastin ka njoftuar edhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan.
“Pas veprimeve të ndërmarra hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të besimit, kemi zbuluar se i dyshuari me iniciale (B.K.) me qëllim që vetes ti sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, ka keqpërdorur besimin e viktimës/të dëmtuarës, duke ia keqpërdorur mijëra euro, të cilat me autorizim të viktimës, i dyshuari i kishte pranuar në llogarinë e tij financiare”, thuhet në njoftim.
“Edhe pas kompensimit, tansferit të mjeteve financiare në llogarinë e të autorizuarit, (tani më të dyshuarit) (B.K.) i njëjti, nuk e kishte njoftuar fare të dëmtuarën, por këto mjete financiare dyshohet se i ka përvetësuar për nevoja të tij personale”.
I dyshuari, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit është ndaluar në Qendrën e Paraburgimit për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.