Mefail Shkodra është personi i dyshuar për vrasjen e trefishtë në një lokal, mesditën e sotme në Gjilan.
Deri më tani ai është i arratisur, ndërkohë që raportet e fundit thonë se një person është arrestuar për këtë rast, por ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë, është publikuar një video ku i dyshuari shihet duke ikur nga vendngjarja.