Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është një mijë e 43, raporton Gazeta “Enigma”.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 156 mijë, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 mijë e 973 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë afro 8 mijë të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 476 mijë doza të vaksinës.
Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Enigma.