Lajçak dhe Escobar mbërrijnë në Kosovë, nisin takimin me presidenten Osmanin

Lajçak dhe Escobar mbërrijnë në Kosovë, nisin takimin me presidenten Osmanin

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe i dëguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar kanë mbërritur në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani, raporton Gazeta “Enigma”.

Dy diplomatët në orën 17:00 do të shkojnë në Qeveri për t’u takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Menjëherë pas takimit me Osmanin, Escboar dhe Lajçak do të takohen me kryeministrin Kurti,, takim i planifikuar pas orës 17:00.

Siç është thënë qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA.

Dyshja “Escobar-Lajçak”, pas Kosovës do ta vizitojnë edhe Serbinë./Gazeta Enigma.



Related Articles