Lajçak me dy kërkesa: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

Lajçak me dy kërkesa: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq ka theksuar dy kërkesat kryesore që dolën nga takimi, raporton Gazeta Enigma.

Lajçak përmes një postimi në “X”, ka shkruar se është i lumtur për dakordimin për komisionin e përbashkët për të zhdukurit, derisa ka përmendur se normalizimi i raporteve do të thotë integrim në BE dhe se nuk ka shkëputje mes të dyjave.

Ai ka përmendur përgjegjësiin për sulmet e vitit 2023, themelimin e Asociacionit si dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës si hapa që duhet të bëhen për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024.

“Hapat e diskutuar të përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zbatimin e Ohrit: de-përshkallëzimi, përgjegjësi për sulmet e vitit 2023, ri integrimi i serbëve të Kosovës, Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, shkroi Lajçak. / Gazeta Enigma.

Related Articles