Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është faktori kryesor për integrimin Evropian.
Këtë e tha gjatë fjalimit të tij në sesionin e Ministrave për Punë të jashtme i cili është në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, duke treguar se BE-ja kontribuon vazhdimisht për integrimin Evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“BE-ja u ka bërë të qartë të dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve është kryesore në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Lajçak
Në të njëjtën panel pjesëmarrës ishte e Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Ajo gjatë fjalimit të saj, ka potencuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian do të jetë i bllokuar derisa Serbia refuzon ta njoh realitetin.
Qëllimi kryesor i Forumit të Prespës për Dialog është ndërtimi i urave, marrëdhënieve të mira fqinjësore, kultivimi i kulturës së miqësisë, besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.