Emisari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vizitojë Kosovën, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmses një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se do të vijë në Prishtinë për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut në Bruksel.
“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Bled për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.
Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij në Forumin Evropian Alpbach dhe Forumin GLOBSEC. Si dhe, për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se bisedoi për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut./Gazeta Enigma/