Lajçaku jep detaje për takimin me Kurtin në Greqi

Lajçaku jep detaje për takimin me Kurtin në Greqi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti ka diskutuar për situatën aktuale në veri.

Lajçaku me Kurtin u takuan në Greqi, ku i dërguari i BE-së, theksoi se tema mes tyre ishte rruga drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me Kryeministrin Albin Kurti, për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut”, shkroi Lajçak. / Gazeta Enigma.

Related Articles