Fillon shitja e biletave për ndeshjen e kthimit SC Gjilani – Progres Niederkorn

Fillon shitja e biletave për ndeshjen e kthimit SC Gjilani – Progres Niederkorn

SC Gjilani të enjten do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj skuadër së Luksemburgut Progres Niederkorn në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë duke barazuar me shifrat 2-2, me dy golat e Arbnor Ramadanit.

SC Gjilani ka bërë të ditur se nga sot do të dalin biletat në shitje për ndeshjen e kthimit.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë të volitshme.

Një biletë në sektorin e lindjes do të kushtojë 2 euro, kurse në atë të perëndimit 5 euro, kurse në VIP do të jetë vetëm 10 euro.

Biletat kanë dalë në shitje nga ora 10:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Related Articles