Lajçaku sonte takon Bislimin për një darkë pune

Lajçaku sonte takon Bislimin për një darkë pune

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sonte do ta takojë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për një darkë pune.



Kështu ka konfirmuar për klankosova.tv, Klisman Kadiu, i cili është këshilltar i Besnik Bislimit.

“Po, do të ketë një takim sonte me z. Lajçak. Mesa jam në dijeni do të ketë një darkë pune”.

Kujtojmë se një vit më parë, Bislimi e Lajçaku janë takuar për një darkë pune në Vjenë të Austrisë.

Lajçak sonte është i ftuar si mysafir edhe në emisionin Rubikon në Klan Kosova. Ai ekskluzivisht do të shpalosë detaje rreth propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Related Articles