Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se të martën është mbyllur mjekimi Intensiv Qendror –Covid në QKUK, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo, për shkak se aty më nuk pa pacientë të shtrirë me koronavirus.
Njoftimi i plotë:
Mjekimi Intensiv Qendror- COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është mbyllur të martën, pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19.
Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive.
Ndërkaq, me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat deri tash ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID.