Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka shprehur shqetësimet lidhur me qasjen e Qeverisë së Kosovës karshi grevistëve të cilët nga e enjtja kanë nisur grevat në sektorin publik.
Jehona Lushaku kryetare e Forumit të Gruas në LDK tha se kërkesa për listën e punonjësve publik që po marrin pjesë në greva fyen integritetin e këtyre punëtorëve.
Ajo tha se në kohë krize në vend të dialogut qeveria ka zgjedh kërcënimin dhe dënimin për mësimdhënësit dhe punëtorët e sektorit publik.
Lushaku kërkoi që qeveria të ndalë presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofrojë zgjidhje dhe dialog, raporton kp.
Si shqetësim kryetarja e Forumit të Gruas në LDK ngriti edhe mospërgatitjen e shkollave për ngrohje.