Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 21 ankesa në lidhje me procesin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Kështu ka bërë të ditur kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku, për Gazetën Enigma.
“Ju informoj se dje ne ditën e zgjedhjeve te 17 tetorit 2021 PZAP-i ka pranuar 21 ankesa nga subjekte te ndryshme politike”, tha ai.
Desku, tha se Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka bërë disa ankesa ndaj disa subjekteve politike.
- LVV kundër LDK = 6 ankesa.
- LVV-AAK = 1 ankesë,
- LVV kundër IQ për Obiliqin = 2 ankesa”.
Lidhur me ankesat për procesin e djeshëm zgjedhorë, partitë politike kanë të drejtë të ankohen deri sot në ora 19:00, tha Desku, për Enigmën.
“PZAP-i lidhur me parregullsitë për ditën e zgjedhjeve, pranon ankesa sot deri ne ora 19:00 datë 18.10.2021 qe i bie se palët kane te drejte me paraqit ankesa ne PZAP 24 ore nga momenti i mbylljes së Qendrave të Votimit, ndërsa PZAP-i këto ankesa i shqyrton brenda afatit prej 72 orëve pas dorëzimit te tyre”, tha ai./Gazeta Enigma/