Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024.
Nga ky raport del se partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje, pati të hyra prej 2 milionë e 750 mijë eurove, gjatë vitit 2024.
Partia e Albin Kurtit po ashtu shpenzoi më së shumti nga të gjitha partitë, për fushatë. Mbi 163 mijë euro u shpenzuan veç gjatë 2024, pa përfshirë fushatën deri më 9 shkurt.
Ndërkohë, nga këto të hyra, LVV shpenzoi 1 milion e 384 mije euro.
Gjithsej donacione mori 19 mijë e 287 euro.
Nga donatorët më të mëdhenj ishin Glauk Konjufca me 2000 euro. Me të njëjtë vlerë kontribuuan edhe Bujar Ilazi dhe Nuh Ilazi. Vendenis Ali Lahu kontriubuuoi me 1.800 euro.
Nga pasuritë afatgjata dhe afatshkurtra, del se LVV ka pasuri prej 1 milion e 463 mijë eurosh.
Për detaje më të hollësishme klikoni KËTU.