Juve kërkon çerekfinalen ndaj Freiburgut – formacionet zyrtare

Juve kërkon çerekfinalen ndaj Freiburgut – formacionet zyrtare

Freiburgu dhe Juventusi zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligës së Evropës në Europa Park Stadion, raporton Gazeta Enigma.



Zonja e Vjetër fitoi me rezultat minimal (1-0) në Allinz Stadium dhe hyn në këtë sfidë me epërsi në përpjekje për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Ekipi gjerman duhet të krijojë epërsi prej së paku një goli për ta dërguar ndeshjen në vazhdime apo të fitojë me dy gola epërsi për të vazhduar tutje.

Trajnerët Christian Streich dhe Massimiliano Allegri do t’i vënë përballë edhe një herë taktikat e tyre dhe kanë bërë zgjedhjen lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Freiburgut: Flekken; Kubler, Ginter, Gulde; Sidillia, Eggestein, Hofler, Gunter; Doan, Holer, Gregoritsch.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Bremer, Gatti, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Kean, Vlahovic.

Related Articles