Ka zgjatur tepër shumë procesi i liberalizmit të vizave ndaj Kosovës, por duhet shikuar përpara në mënyrë që të jemi të përgatitur për datën e një janarit të 2024-ës, si dhe të bëjmë një fushatë të mirë informuese lidhur me njohjen e domethënies së liberalizimit t ë vizave, se çka është e çka nuk është liberalizmi i vizave, që qytetarët tanë të jenë të përgatitur e të mos hasin pengesa të ndryshme.
Kështu dekaroi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc në RTK Prime, derisa theksoi se nganjëherë plotësimi i kushteve formale nuk është i mjaftueshëm për një proces të tillë çfarë është liberalizimi i vizave, ku, mes tjerash, përmendi edhe faktin që qytetarët e Kosovës kanë paguar çmimin e përvojave jo të mira nga shtetet fqinje lidhur me këtë proces.
“Megjithatë meritor për këtë akt janë qytetarët e Republikës të cilët nuk kanë hequr dorë asnjëherë nga besimi për një rezultat t ë tillë, pra është një akt me të cilin janë shpërblyer qytetarët tanë”, deklaroi Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc në RTK Prime.
Ajo më tej shtoi se është mirë që më nuk do të ketë radhë të gjata para ambasadave të qytetarëve tanë dhe që më së voni do të jetë 1 janar 2024.
Për këtë ministrja Gërvalla falënderoi Presidencën çeke sepse, siç tha ajo, ka luajtur ndikim të konsiderueshëm në liberalizimin e vizave, që ka këmbëngulur që të caktohet një datë e saktë kur të zbatohet liberalizmi i vizave.
Ajo më tej sqaroi efektin e liberalizmit të vizave, ku përmes këtij dokumenti qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë për qëllime të ndryshme, pro me karakter human, në arritjen e synimeve shkencore, ngritjen e njohurive të sferave të ndryshme qoftë të bizneseve etj.