Ministri i Infrastrukturës, Liburin Aliu, ka njoftuar për vizitën që i ka bërë kryetarit të Lesposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin e komunës.
Ai ka thënë se me kryetarin kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët.
“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo dit”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.