Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë pritur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, të mbijetuarit nga aksidenti në Kroaci, raporton Gazeta “Enigma”.
Në ora 11:00 pritet të ketë edhe konferencë për medie.
Në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku u përfshi aksidenti i linjës Frankfurt – Prishtinë, vdiqën dhjetë persona, ndërsa u lënduan 45 tjerë.
Shoferit të autobusit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.