Limaj: Nga sot fillon çarja e rrethimit, fillon marshimi drejt fitores!

Limaj: Nga sot fillon çarja e rrethimit, fillon marshimi drejt fitores!

Kandidati i Nismës për kryeministrër, Fatmir Limaj, sot mbajti tubim në Prishtinë.

Ai tha se “zëri i bashkimit po jehon fuqishëm me 122!”.

“Është një thirrje për rreshtim, rreshtim me idealin, me atdhedashurinë, me veprat dhe me vizionin për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe euro-atlantike”, shkroi Limaj.

Shkrimi i plotë:

Zëri i bashkimit po jehon fuqishëm me 122!

Së bashku, me zemra të çelikta dhe besim të palëkundur, nga Kryeqyteti e nisëm fushatën zgjedhore, e cila është më shumë se një garë politike.

Është një thirrje për rreshtim, rreshtim me idealin, me atdhedashurinë, me veprat dhe me vizionin për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe euro-atlantike.

Lista jonë është lista e patriotëve, e intelektualëve të rinj, e familjeve që brez pas brezi kanë qëndruar në anën e duhur të historisë.

Sot, ata janë ushtarët e bashkimit, forca që nuk ndalet!

Nga sot fillon çarja e rrethimit, fillon marshimi drejt fitores!

Voto 122!

Related Articles