Policia ka bërë të ditur se tre të dyshuarit për sulm ndaj policisë dje në Merdare, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Të njëjtit ishin rrahur me zyrtarët policorë, pasi kishin tejkaluar kolonën me automjete dhe kishin refuzuar të ktheheshin ku ishin me veturë.
Në raportin 24-orësh, PK-ja ka bërë të ditur se njëri prej të prangosurve është shtetas i Shqipërisë.
“Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Lidhur me rastin situata është vënë nën kontrollë, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.