Lirohet Nol Nushi, jep detaje pse u arrestua

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pse u arrestua

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se është liruar pas ndalimit nga Policia në kufirin Kosovë-Maqedoni Veriore, raporton Gazeta “Enigma”.

Nushi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka konfirmuar se ishte mbajtur për dy orë në stacionin policor në kufi.

“U lirova, pas dy orësh ndalese në stacionin policor në kufirin Kosovë – Maqedoni”, shkroi ai.

Nushi bëri të ditur se ndalimi lidhej me një vepër penale të vitit 2016, kur ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Ai e cilësoi ndalimin si të motivuar politikisht, duke akuzuar autoritetet për selektivitet ndaj aktivistëve të PSD-së.

“Më ndaluan për një vepër të vitit 2016 si aktivist i VV. Çka kuptova është që këso ndalesa kanë vetëm aktivistët e PSD. Nuk kishin ndonjë rast që kishin ndalë ndonjë të LVV, ndonëse aktivitetet i kemi bo bashkë”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles