Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka reaguar edhe të martën për moscertifikimin e kësaj partie nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, raporton Gazeta Enigma.
Kjo sipas tij është bërë “me urdhër të Albin Kurtit”.
KQZ-ja të hënën vendosi të mos e certifikojë këtë parti, duke marrë për shkak thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore. Ellek ka thënë se kjo parti do të apelojë kundër vendimit.
“Ne besojmë se kjo u bë me urdhra të Albin Kurtit për t’ua ndaluar serbëve pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky vendim s’ka bazë në ligje dhe është dëshmi se sa shumë Kurti dëshiron t’i heqë qafe serbët nga këto territore. Kurti nuk dëshiron ta shohë asnjë pjesëtar të Listës Serbe në Parlament, por serbët që i binden si Nenad Rashiq”, ka thënë Ellek në një konferencë për media. / Gazeta Enigma.