Deputetët e Listës Serbe kanë kthyer mbrapsht flamurin e Ukrainës që në Kuvend të enjten u shfaq para secilit deputet, në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas pas pushtimit nga Rusia.
Teksa secili deputet i Kosovës mbajti këtë flamur në nisje të seancës, në fotografinë e plotë kanë munguar deputetët e Listës Serbe.
Ndërkaq pas hyrjes në Kuvend, ata e kanë kthyer mbrapsht flamurin.
Teksa Kosova i është bashkuar Perëndimit me vendosjen e sanksioneve Rusisë, Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende në Evropë që kanë refuzuar të bëjnë njësoj./Gazeta Enigma/