Llapi ka arritur të shënojë fitore ndaj Ballkanit me rezultat të thellë 4:1, në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç edhe nisi, pa gola të shënuar.
Nazmi Gripshi e kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 61-të duke shënuar nga gjuajtja e lirë.
Por, më pas ishte radha e llapjanëve. Fillimisht në minutat 71 dhe 74 Firmino përmbysi rezultatin, ndërsa në të 77-tën Sadriu realizoi për 3:1.
Në minutën e 86-të Kushtrim Shabani shënoi për epilogun e këtij takimi, 4:1.
Me këtë fitore, Llapi ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 21 pikë, tri më pak se Ballkani që gjendet i treti.