Sulmi i Iranit ndaj Izraelit a do të qojë në një luftë të tretë botërore?
Më 13 prill të këtij viti Irani ka sulmuar Izraelin, konflikte këto që ngjallën reagime të shumta nga e gjithë bota.
Por, si do të ndikojë konflikti Iran-Izrael në vendin tonë?
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me profesorin Mustafë Bajrami, i cili ka theksuar se asnjë vend në Lindjen e Mesme më nuk është i sigurte.
“Nuk besoj se mund të jetë cak i sulmeve, edhe pse asnjë vend në Lindje të Mesme më nuk është i sigurtë. Libani është duke u bombarduar pamëshirshëm. Vendet rreth Mediteranit janë vënë në gjendje gatishmërie dhe po përcjellin gjendjen për së afërmi….!”, tha Bajrami për “Enigmën”.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me ekspertin e sigurisë, Drizan Shala, i cili ka deklaruar se Kosova duhet të avancojë në mbrojtje të vendit që mos të ndonjë veprim befasues nga ana e Serbisë.
“Kosova duhet të avancojë tutje interesat e saja të mbrojtjes për ti pamundësuar ndonjë veprimi befasues të Serbisë në cenim të integritetit territorial të vendit”, tha Shala.
Tutje eksperti i sigurisë ka theksuar se Serbia gjatë 2 viteve të fundit gjendet në një krizë politike në raport me qytetarët e saj.
“Serbia tani është në një situate krize të politikes se saj të krijuat gjatë 2 dekadave të fundit në raport me qytetarët e saj por edhe shtetet për rreth duke nxitur e mbajtur ne tension presionin nacionalist tepër të lartë”, ka deklaruar Shala për “Enigmën”.
Sipas tij “rasti i sulmit në drejtim të Kosovës ishte sipërfaqja e fryteve të politikes reale të Beogradit duke ju dështuar aneksimi i veriut sipas modelit Krime në Ukrainë nga Rusia dhe kjo tani prodhoje një situate ku Serbia nuk bashkëpunon me organet e sigurisë vendore e as ndërkombëtare për të sjellë para drejtësisë personat e apostrofuar dhe të kërkuar nga organet e drejtesise se Kosovës”.
Pozicionimi i Radoiçiqit në qeverinë e re të Beogradit është argument I mjaftueshëm që të argumentojë lidhjet shtetërore atje me grupet terroriste.
“Radoiciqi është duke u pozicionuar me thellë ne qeverinë e re të Beogradit nën hije të saj duke pozicionuar edhe emëruar ministra të ri në qeverinë e re te Gjuriqit dhe kjo lidhje është argument i mjaftuar që lidhja shtetërore ne mese grupit terrorist dhe Beogradit është faktik dhe i argumentuar”, ka deklaruar Shala për Gazetën “Enigma”.
“Dronët e Iranit që u përdorën kundër Izraelit janë të njëjtit që Serbia i ka blerë dhe I ka në arsenalin e saj ushtarak”
“Në anën tjetër kemi sulmet përmes dronëve të Iranit ne Izrael të cilat drona janë po të njëjtit që Serbia i ka blere tani më dhe i ka në dispozicion në arsenalin e saj ushtarak”, ka theksuar ai.
Analisti politik, Vehbi Kajtazi, në një deklaratë për media ka komentuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
“Izraeli hakmarrjen e ka të fuqishme. Gjithmonë është hakmarrë. Irani si shtet e konsideroj si Rusinë në Evropë, Irani në Lindje”, tha Kajtazi.
Kujtojmë se të dielën, me ftesë të kryeministrit Albin Kurti u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës.
Temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Kujtojmë se Irani kishte kohë që paralajmëronte se do të fillonte një sulm ndaj Izraelit si hakmarrje ndaj një sulmi ndaj ndërtesës së konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask. /GAZETA ENIGMA/