Lutfi Haziri publikon deklaratën e Rugovës: UÇK-ja është krijuar nga populli

Lutfi Haziri publikon deklaratën e Rugovës: UÇK-ja është krijuar nga populli

Mijëra qytetarë nga ane e mbanë trojet shqiptare morën pjesë në Marshin për Drejtësinë që u organizua në Prishtinë nën moton “Liria Ka Emër”, në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Nesër në Hagë, do të nis gjykimi ndaj tyre.

E në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së ka dal edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili e ka publikuar deklaratën e presidentit historik, Ibrahim Rugova, për Ushtrinë Çlirimtare, gjatë dëshmisë së tij në Hagë kundër “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

Rugova kishte thënë se UÇK-ja është krijuar nga populli.

“Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit, nga patriotët kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën dhe kanë luftuar për Lirinë e Kosovës”, kishte thënë Rugova.

Related Articles