LVV-ja “kampione” e shpenzimeve, mbi 663 mijë euro i hargjoi në tre muajt e fundit

LVV-ja “kampione” e shpenzimeve, mbi 663 mijë euro i hargjoi në tre muajt e fundit


KQZ-ja ka publikuar shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2025) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, shkruan Gazeta Enigma.

Në total Lëvizja Vetëvendosje në këtë periudhë ka shpenzuar 663 mijë e 459 euro.

Në paga partia ka raportuar se ka shpenzuar 238 mijë e 528.26 euro, kurse për udhëtime 16 mijë euro.  

Në këta muaj, LVV-ja ka shpenzuar 110 mijë euro në marketing, dhe mbanë primatin e shpenzimeve nga gjitha partë edhe në këtë fushë.

Kjo parti ka raportuar gjithsej donacionet dhe kontributet në të holla 23 mijë e 160 euro.



Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën korrik – shtator 2025, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare Tremujore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/

Related Articles