Majlinda Kelmendi debuton si trajnere në xhudo

Majlinda Kelmendi debuton si trajnere në xhudo

Ish-kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka nisur karrierën si trajnere edhe në nivelin senior.

Kelmendi vendosi që t’i jepte fund karrierës së saj si xhudiste pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Majlinda Kelmendi iu ka bashkuar shtabit Teknik të Driton Kukës.

Ajo gjatë ditës së sotme debutoi si trajneri e cila ishte në këndin e Flaka Loxhës e cila u paraqit në Grand Slamin e Parisit.

Majlinda ishte aktive në këndin e trajneres me këshilla të vazhdueshme për Flakën. Por këtë herë nuk mjaftuan. Në Grand Slamin e Parisit, Kosova po paraqitet me katër xhudistë.

Related Articles