Manchester City mposht Chelsean, kualifikohet në finale të Kupës FA

Manchester City mposht Chelsean, kualifikohet në finale të Kupës FA

Manchester City është kualifikuar në finale të Kupës FA për edicionin 2023-24.

‘Qytetarët’ kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Chelseas.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi mesfushori, Bernardo Silva, duke realizuar gol në minutën e 84-të të ndeshjes.

Kësisoj, Man City bëhet ekipi i parë që siguron finalen e këtij edicioni, teksa nesër do të kuptohet edhe emri i finalistit të dytë.

Manchester United dhe Coventry do të përballen nesër në duelin e dytë gjysmëfinal të Kupës FA, për t’u kompletuar finalja e madhe.

Related Articles