Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 17.090 stikersa për targa.
Administrimi i stikersave është duke u zbatuar nga data 04 tetor të këtij viti, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Ndër komunat me më së shumti kërkesa për stikersa nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve bëjnë pjesë: Zveçani (932), Zubin Potoku (669), Graçanica ( 652), Leposaviqi (515), Gjilani (283), Shtërpce (170), Kamenica (113), Prishtina (106), Obiliqi (94), Dragashi (79), Vitia (71), Novobërda (70), e të tjera.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët gjithashtu se deri në këto momente puna në Pikat e Kalimit Kufitar dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve është duke vazhduar pa asnjë incident dhe marrëveshja po zbatohet në përpikëri./Gazeta Enigma/