Mbi 4 mijë aksidente vetëm në tre mujorin e parë të 2022-së, ekspertët flasin për “Enigmën”

Mbi 4 mijë aksidente vetëm në tre mujorin e parë të 2022-së, ekspertët flasin për “Enigmën”

Sipas raportit të Policisë së Kosovës dita e hënë nuk ka kaluar aq mirë pasi që vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 68 aksidente, ku njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet, shkruan Gazeta Enigma.

Nga këto aksidente kanë mbetur të lënduar 34 persona dhe 33 kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar ekspertin e komunikacionit, Nol Dedaj, i cili ka thënë se Kosova sektorët e sigurisë i ka vetëm në letër.

“Kosova i ka sektorët e sigurisë vetëm në letër, të cilat mund ta kenë rolin e sigurisë absolutisht, por thjesht janë si mjete dekoruese prandaj Kosova është sot në atë pikë”, ka thënë Dedaj për Enigmën.

Tutje ai ka shtuar se Kosovës i mungojnë institucionet për siguri rrugore.

“Kosovës i mungojnë institucionet për siguri rrugore, pastaj agjencioni për siguri rrugore, të cilat janë elementet kryesore për siguri rrugore”, ka deklaruar ai.

 “Pikërisht kjo është arsyeja që më bënë mua të flas, pra Kosovës i mungon çdo gjë sa i përket sigurisë rrugore”, ka theksuar Dedaj.

Ndërsa Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Enigma ka theksuar se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve.

“Policia e Kosovës me njësitë e sajë në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Enigmën.

Tutje ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në trafik dhe të respektojnë shenjat e trafikut rrugor.

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, të ju përshtaten rregullave, kushteve të rrugës,  si dhe të jenë shumë vigjilent”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas Policisë kujdesi maksimal në trafik është i domosdoshëm për një siguri më të madhe.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për një siguri më të madhe në trafik”, kanë njoftuar ata.

Sipas këtij raporti vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 4 mijë e 528 aksidente, 22 nga to kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërsa aksidente me lëndime gjithsej kanë qenë 1 mijë e 583 dhe 2 mijë e 923 kanë qenë aksidente me dëme materiale.

Tabela me statistikat e periudhës janar-mars 2022:

 janar-mars 2022
Aksidente fatale22
Aksidente me lëndime1583
Aksidente me dëme2923
Total aksidente4528
Tiketa të shqiptuara159353

Related Articles