Brenda një dite, një peticion, kundër luftës në Ukrainë, i organizuar online është nënshkruar nga mbi 400 mijë njerëz.
Sipas gazetës ruse online, Meduza, peticioni, i publikuar në platformën Change.org, ka mbledhur mbi 400,000 nënshkrime dhe është krijuar nga aktivisti për mbrojtjen e të drejtat e njeriut Lev Ponomaryov.
“Merrni pjesë në lëvizjen kundër luftës, kundërshtoni luftën. Bëjeni këtë për t’i treguar gjithë botës se në Rusi ka pasur, ka dhe do të ketë njerëz që nuk do të pranojnë poshtërsinë e kryer nga autoritetet”, shkruhet në peticion. /Gazeta Enigma/.