Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK) ka njoftuar se nga fillimi i muajit gusht të këtij viti, ka pasur rritje të numrit të rasteve të raportuara me COVID-19, shkruan Enigma.
Ky institut, ka bërë të ditur se në javët e fundit, janë raportuar mesatarisht 54 raste në ditë.
“Krahasuar me periudhën e e njëjtë të vitit të kaluar si dhe muajit paraprak, nga fillimi i muajit gusht 2024, vërehet ngritje e numrit të rasteve të raportuara me COVID-19, veçanërisht në javën e fundit, me mesatare prej 54 rasteve pozitive të raportuara në baza ditore”, thuhet në përgjigjen e IKShPK-së.
Duke iu referuar të dhënave në nivel global, IKShPK-ja për KlanKosovën tha se COVID-19 duket se po vendoset në një model të arritjes së pikut dy herë në vit.
“Një në dimër dhe një në verë, dhe ndryshe nga gripi, i cili ka një valë në dimër dhe pothuajse asnjë rast më pas, infeksionet e COVID-19 mund të rriten ndërmjet valëve”, thuhet tutje në përgjigje.