Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë me virusin COVID-19 dhe 2.195 raste të vdekjes, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste.
Kësisoj, numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 7 mijë e 347.