Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë edhe 4 mijë e 176 raste janë aktive me koronavirus në vend.
Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar 77 raste të reja, pesë viktima dhe 696 pacientë të shëruar.
Po ashtu gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë 16 mijë e 841 vaksina kundër virusit korona.