Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e fundit për raportin e virusit COVID, bën të ditur se aktualisht në Kosovë janë gjithësej katër mije ë 489 raste active me virus.
Ndërsa gjatë 24 orëve të ditës së djeshme janë regjistruar 771 raste të reja, derisa gjasht mijë e 553 persona ishin testuar.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 119 persona nga virusi COVID.
Që nga dhjetori i vitit të kaluar kur edhe filloi dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, e deri më sot, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, 33 mijë e 414 qytetarë kanë marrë dozën përforcuese kurse 2 mijë e 165 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese fillimisht u tha se jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, por më vonë MSh kishte njoftuar se doza përforcuese mund të merret edhe 3 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.
Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
MSh-ja kishte njoftuar se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura. /Gazeta Enigma/.