Mbledhja e KQZ-së, në mesin e pikave plani operacional i sigurisë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Mbledhja e KQZ-së, në mesin e pikave plani operacional i sigurisë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot me fillim nga ora 15:00 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në mesin e pikave që do të shqyrtohen në takimin e sotëm janë rekomandimet për të certifikuar vëzhgues të katër subjekteve politike: PDK, LDK, Koalicioni Vakat si dhe Nova Demokratska Stranka.

Gjatë këtij takimi pritet miratimi i Planit Operacional të Sigurisë, për zgjedhjet  e 9 shkurtit.

Poashtu do  të bëhet miratimi i ekipeve të autorizuara për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës. /Gazeta Enigma

Related Articles