Mbledhja e qeverive Kosovë – Shqipëri në Prishtinë, publikohet agjenda

Mbledhja e qeverive Kosovë – Shqipëri në Prishtinë, publikohet agjenda

Kuvendi i Shqipërisë publikoi të mërkurën programin e seancës së përbashkët plenare me Kuvendin e Kosovës. Mbledhja do të zhvillohet më 20 dhjetor në Prishtinë.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

Nisja nga Tirana do të bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë nga Kryesia e Kuvendit. Të pranishëm në këtë mbledhje, përveç dy kryetarëve të kuvendeve në Kosovës dhe Shqipërisë, do të jenë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët do të mbajnë nga një fjalim.

Kjo do të jetë hera e dytë e këtij formati, që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, pas mbledhjes së parë që u zhvillua në Tiranë në nëntor të 2022-it.

Related Articles