Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovë sonte kanë ndërmarrë aksion të inspektimit dhe bastisjes së depove kryesore të operatorëve ekonomikë.
Kjo u bë e ditur përmes njoftimit zyrtar të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku thuhet se janë mbyllur dy depo kryesore të operatorëve ekonomikë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
“Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë)”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.